Një kishë në Korenë e Jugut spërkaste ujë mekripë në gojën e besimtarëve të saj me besimin e rremë se po ndalonte përhapjen e epidemisë së koronavirusit.
Por përdorimi i të njëjtës shishe pa dezinfektur grykën e saj shkaktoi infektimin e 46 besimtarëve të kishës.
Imazhet nga kisha e Provinces Gyeonggi, në jug të Seul, tregojnë punonjësin e kishës që lëshon spruco thellë në gojën e besimtarëve njëri pas tjetrit, gjatë meshës ku korën pjesë rreth 100 anëtarë në fillim të muajit. Më pas mes të infektuarve ishin dhe pastori i kishës dhe gruaja e tij.
“Është konfirmuar se infektimi ka ardhur pasi ata futën spërkatësen thellë në gojën e një të infektuari dhe më pas kanëbërë të njëjtën gjë me tëtjerët pa dezinfektuar spërkatësin,” tha Lee Hee-young, kreu i taskforce-s së koronavirusin në provincën Gyeonggi.
“Ata e bënë këtë nga besimii rremë se kripa vret mikrobin.”
Korea e Jugut ka konfirmuar 74 raste të reja sot me një numër total infektimesh 8,236. Numri i rasteve të reja ishte nën 100 për të dytën ditë radhazi dhe shërimet kanë kaluar numrin e infektimeve.