Drejtuesi i Qendrës së Studimeve për Migracionin në Universitetin e Salentos në Lecce të Italisë, i ka përcjellë një mesazh kryeministrit Edi Rama lidhur me kontributin e dhënë për rehabilitimin e situatës në Itali për shkak të koronavirusit.

Ndër të tjera studiuesi shkruan:

“I nderuar zoti Kryeministër Edi Rama,

Si studjues i emigrimit të shqiptarëve në Itali dhe themelues i Qendrës së Studimeve për Migracionin, si një profesor që e dashuroj Shqipërinë, shpreh vlerësimin tim më të lartë për masat që kini marrë Ju dhe Qeveria Juaj për mbrojtjen e jetës së qyetarëve shqiptarë dhe, me gjestin e fundit të dërgimit të mjekëve dhe infermierëve, edhe jetën e qytetarëve italianë.

Personeli mjekësor shqiptar që dje mbrriti në spitalet italiane janë lajmëtarë të paqes dhe solidaritetit midis të dy vendeve tona, një gjest me një vlerë të fuqishme simbolike dhe një sinjal për vazhdimësinë e miqësisë së fortë dhe bashkëpunimit midis dy vendeve dhe popujve tanë.

Me respekt,

Gigi Perrone

Universiteti i Salentos

Qendra e Studimeve për Migracionin

Lecce.