Ambasadorja e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, ka uruar të gjithë shqiptarët me rastin e festës së Sulltan Nevruzit.

“Gëzuar Festën e Sulltan Nevruzit mund viti i ri të sjellë shëndet, shpresë dhe rinovim!”, është shprehur ambasadorja Kim duke publikuar edhe urimin e Sekretarit amerikan të Shtetit, Mike Pompeo.

“Unë bashkohem me Presidentin Donald Trump duke uruar një Novruz të lumtur, të shëndetshëm dhe të prosperuar për të gjithë ata që festojnë këtë traditë në të gjithë botën. Ndërsa Novruzi gjithashtu simbolizon rilindjen, mundet ky vit të shërbejë si një mundësi për të freskuar angazhimet tona për shëndetin, shpresën dhe rinovimin për të gjithë!”, ka theksuar Sekretari Pompeo.