Bota e futbollit është duke vazhduar të sensibilizohet me gjendjen e jashtëzakonshme që ka mbërthyer shumë shtete. Kështu Insinje ka kontribuar me 100 mijë euro për t’i dhuruar në spitalin e Napolit, që ka shumë persona të prekur me Koronavirus dhe është në emergjencë. Ndërkohë një mesazh i bukur vjen nga Zlatan Ibrahimovic, i cili dhuron maska për doktorët që janë në vijë të parë të “lu ftë” me virusin. “Në këtë situatë të emergjencës në Itali, unë dua të ndihmojë heronjtë e vërtetë të kësaj historie, doktorët dhe infiermierët, duke i dhënë maska. Sepse, siç e dimë të gjithë, superheronjtë e mbajnë nga një maskë”.

Një reagim domethënës ka ardhur edhe nga Jurgen Klop, që njihet si një prej atyre protagonistëve që e përjeton më tepër futbollin. “Në të kaluarën unë thashë që futbolli është gjëja më e rëndësishme, por tani lojërat dhe futbolli nuk është asgjë. Ju lutem kujdesuni për veten tuaj dhe ndihmoni njëri-tjetrin. Ju kurrë nuk do të ecni vetëm”, shprehet Klop, që e mbyll me sloganin domethënës të tifozëve të Liverpulit. /Sport Ekspres