Kryetari i grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla uroi sot çdo familje shqiptare me rastin e Ditës së Verës. “Natyrisht këtë vit festën duhet domosdoshmërisht ta kalojmë brenda në shtëpi vetëm me familjen, të veçuar por më të bashkuar se kurrë. Prej shumë vitesh asnjëherë nuk kisha munguar për festën e Ditës së Verës në Elbasan, aty ku e ka zanafillën”, tha Balla. Por, ai theksoi se “këtë vit duhet të kuptojmë se jemi në kushtet e një luf te, me një ar mik të padukshëm, por që duhet dhe do ta mu ndim vetëm duke zbatuar strikt rregullat dhe udhëzimet e përcaktuara nga ekspertët dhe Qeveria”.

“Do të gjejmë një moment tjetër për ballokumet e Elbasanit, sapo të çlirohemi nga kërcënimi i kësaj pandemie globale. E sigurt është që do të dalim të gjithë mirë, madje më të mirë”, tha Balla.