Pak ditë më parë u fol në media për një lidhje romantike të aktores Anna Lika.Burimet thanë se partneri i saj është Amir Rrahmani, futbollisti shqiptar 26-vjeçar që luan për ekipin Kombëtar të Kosovës dhe për Veronën e Italisë.Lidhja u konfirmua pasi në rrjetet e tyre sociale ata publikonin foto ku shfaqeshin në të njëjtin vend dhe të fundit e kishin nga Franca.Përsëri, nga fotot e Instagram-it është vënë re një detaj tjetër, i cili i nxjerr zbuluar.

5 ditë më parë, aktorja simpatike ka publikuar në Instagram një foto ku shfaqet e veshur me bluzë të bardhë të firmës Balmain dhe po të njëjtën ka veshur edhe futbollisti i njohur.Pak më parë Rrahmani ka publikuar një foto ku mban të veshur të njëjtën bluzë dhe kaq mjafton për të vërtetuar lajmin e pak ditëve më parë.Dyshja nuk ka ende foto të përbashkëta në rrjetet sociale, ndoshta sepse nuk dëshiron që lidhja të bëhet publike./faxweb