Në internet qarkullon një teori sikur mjekët japonezë rekomandojnë disa gëllënjka ujë çdo 15 minuta për tu mbrojtur nga Covid-19.Thuhet se uji do të kalojë virusin nëpër stomak dhe “acidet e stomakut do e v rasin”. Kjo është një teori false.

Departamenti i Shëndetit të Houston dhe doktorët lokalë thonë se një gjë e tillë nuk është e vërtetë.Mjekja inf eksioniste, Susan Wootton, eskperte në shkollën mjekësore të McGovern tha se nuk ka prova konkrete për një gjë të tillë.

“Hidratimi i mirë dhe pushimi është i mjaftueshëm që të rikuperohen njerëzit nga çdo in feksion viral”, tha Wootton.OBSH ka këshilluar që higjena personale është tepër e rëndësishme dhe duhet që të lahen duart shpesh me ujë e sapun dhe të përpiqeni të mos prekni fytyrën.