Marc-Andre ter Stegen është futur në historinë e “El Clasicos”, teksa ka vendosur një rekord të ri sa i përket mbajtjes së portës të paprekur. Në sfidën e fundit ndaj Realit, portieri i Barcelonës e mbajti portën të paprekur për 71 minuta.
Po të shtojmë edhe 3 ndeshje përpara (0-0 në “Camp Nou”, në 0-1 “Bernabeu” dhe 0-3 në “Copa del Rey”), bëjnë që portieri gjerman të jetë i vetmi në historinë e “El Clasicos” që ka mbajtur të paprekur portën për 424 minuta. Gardiani i katalanasve ka thyer rekordin e Victor Valdes, i cili nuk pësoi gol për 384 minuta.