Nga dhjetëra vende ku mund të lindë një vaksinë koronavirus, një prej tyre është DIOSynVax, një kompani e vogël e filluar nga një patolog kanadez i quajtur Jonathan Heeney. Në kohët e zakonshme, unë do ta kisha vizituar Heeney në zyrën e tij, në një ndërtesë hijerëndë me tulla të kuqe në Kembrixh. Do të isha përpjekur të shkoj në dhomen e kontrollit të nivelit 3, nivelit më të lartë, atë të biosigurisë, ku biologët e Heeney hetojnë patogjenët e rrezikshem, si virusi West Nil ose bakteri i tuberkulozit. Lidhjet përgjatë mureve, dyshemesë dhe tavanit janë vulosur dhe ri-vulosur; panelet e çelikut në mure, sipas udhëzimeve të qeverisë, duhet të jenë “të tipit të përdorur në industrinë bërthamore ”; një qarkullim i ajrit duhet të jetë i detyruar vazhdimisht, në qoftë se dera është e hapur, për të parandaluar që mikrobet nga brenda të shkojnë jashtë.
Unë madje do të kisha parë vetë kandidatët për vaksina koronavirus: mostra të lëngut të pastër, të mbajtur në shishka qelqi. Por Heeney nuk mund ta marre kete rrezik. Ai drejton kompaninë e tij nga departamenti i mjekësisë veterinare të Universitetit të Kembrixhit, ku është profesor. Ai është vetëm një 12-minuta udhëtim me biçikletë nga ku unë jetoj, por ne dialoguam në video në internet. Që nga viti 2016, Heeney ka bërë një sërë metodash – një platformë, në një parim të vaksinave – që mund të përdoret për të modifikuar vaksinat që shkatërrojnë familje të tëra virusesh. Vitin e kaluar, ai fitoi një financim të Fondacionit Gates prej 2 milion dollarë, për të financuar hulumtime në një vaksinë universale të gripit – një vaksine që do të mbizotërojë kundër çdo lloji të virusit të gripit.
“Eshtë nëna e të gjitha sfidave, Grali i shenjtë”, thote Heeney. Në janar, atij i terhoqi vëmendjen një sëmundje e re që po fluturonte përtej Kinës lindore. Pas dy javësh, kur shkencëtarët kinezë publikuan sekuencën gjenetike të koronavirusit, Heeney me ekipin e tij vendosi: “Le të bëjmë me këtë rast, atë që po bëjmë me gripin”.
Perballimi i Covid-19 do të kërkojë më shumë sesa vaksina; do të përfshijë karantinat, distancimin shoqëror, antiviralë dhe ilaçe të tjera dhe kujdes shëndetësor për të sëmurët. Por ideja e një vaksine – plumbi i argjendtë kunder te keqes – ka ardhur për një tërheqje gati të paarsyeshme. Koronavirusi mbërriti në një moment të pjekur në teknologjinë gjenetike, kur përparimet e gjysmë-dekadës së kaluar kanë bërë të mundur që projektet e vaksinave të shpërthejnë, sapo sekuencohet një virus.
Këto vaksina kryesore nuk përdorin forma të dobësuara të mikrobit për të ndërtuar imunitetin tonë, siç bënin të gjitha vaksinat; përkundrazi, ato përmbajnë kopje të shkurtër të pjesëve të kodit gjenetik të mikrobit – ADN-së ose ARN-së së tij – të cilat mund të prodhojnë fragmente të mikrobit në trupin tonë.
Kështu, për herë të parë, shkencëtarët kanë qenë në gjendje të mbledhin perspektivat e vaksinave vetëm disa javë pasi një sëmundje e re ka shperthyer. Tani për tani, ka të paktën 43 vaksina Covid-19 në zhvillim në të gjithë botën – në Brisbane dhe Hong Kong, në SH.B.A dhe MB, në laboratorët e universiteteve dhe kompanive.
Shumica e këtyre janë vaksina të ADN-së ose ARN-së. Një vaksinë, e bërë në 63 ditë nga një firmë amerikane bioteknike e quajtur Moderna, u zhvendos në prova njerëzore më 16 mars, duke hyrë në rrjedhën e gjakut të të parës prej 45 vullnetarëve të shëndetshëm në Seattle. Ishte një “rekord i brendshëm botëror”, tha Anthony Fauci, mjeku që drejton Institutin Kombëtar të Amerikës për Alergji dhe Sëmundje Infektive. “Asgjë nuk ka shkuar kaq shpejt sa kjo vaksine”
Deri në shekullin e shkuar, krijimi i një vaksine edhe për një patogjen të njohur me kohë, siç është virusi i poliomielitit, përdorimi i tij përmes provave dhe sjellja e tij në treg, mund të zgjaste për 10 ose 20 vjet. E para nga këto tre faza tani është mahnitshëm e shpejtë; një shkencëtar në një kompani, Inovio Pharmaceuticals, i tha revistës New Scientist se ekipi i saj kishte një model paraprak për një vaksinë Covid-19 pas vetëm tre orësh pune.
Nxitja e këtij revolucioni – aftësia për të krijuar një pjesë të një virusi brenda minutash, pa trajtuar fare një ekzemplar virusi – mund të duket si e zbritur nga qielli. Por dy fazat e ardhshme – testimi i vaksinave te njerëzit dhe më pas prodhimi i tyre për përdorim të gjerë – mbeten të ngadalta. Kjo është veçanërisht e tillë sepse këto llojet më të reja të vaksinave – vaksinat e ADN-së ose ARN-së, kurrë nuk janë licensuar për përdorim te njerëzit. Jashtë një laboratori, ato janë plotësisht të paprovuara.
Me Covid-19, si menyra e perhapjes, ashtu edhe vaksina, janë fenomene aq të reja, sa askush nuk e di evolucionin e proceseve. Çdo shkencëtar, politikëbërës dhe studiues me të cilin fola, tha që do të kemi fat që të kemi një vaksinë për përdorim brenda 12-18 muajve. Nëse një vaksinë ADN-je ose ARN kundër Covid-19 është aprovuar ndonjëherë, do të jetë një moment historik – jo vetëm sepse do të sjellë premtimin e kësaj teknologjie, por edhe sepse teknologjia do të na forcojë kundër pandemive të ardhshme.
Gjatë viteve të fundit, epidemiologët, analistët e rrezikut dhe politikëbërësit kanë bërë përpjekje të bashkërenduara për të mprehur hulumtimin dhe rishikuar modelin industrial të prodhimit të vaksinave, të gjitha në përgatitje të fatkeqësisë hipotetike, që ata e quajnë Sëmundja X: çdo sëmundje e panjohur që hidhet papritmas mbi speciet tona dhe penetron duke shkatërruar e vrarë.
Covid-19 është Sëmundja e parë X që lind që nga shpikja e këtij termi, por nuk do të jetë e fundit. Klima po ngrohet, ne po shkatërrojmë pyjet, popullsia jonë po zgjerohet dhe aftësitë tona për të zhvilluar luftë biologjike janë duke u përmirësuar. Shanset që ne do të vazhdojmë të hasim më shumë dhe më shumë Sëmundjet X janë në rritje. Do të na duhen të gjitha vaksinat që mund të bëjmë.