Ti sapo dëgjove masat drastike që shteti po merr për të mos lejuar përhapjen e virusit, pate idenë brilante që kētë fundjavë ta kaloje në Korçë a Pogradec.

Pasi mbushe portofolin me para, se helbete koha do të jetë me diell dhe pse të mos hargalasesh pak, sapo dole në rrugë; pe që aty jashtë idenë brilante tē tē arratisurit nga Tirana e panikosur e paskan patur edhe shumë të tjerë.

Mbase shfryve pak, dhe s`të vë faj, se trafiku i 3 orëve rrugë është i padurueshëm, por në fund të fundit ja vlen, vetëm panikun dhe stresin e Tiranës së këtyre ditëve s’ta ka ënda ta durosh këtë fundjavë.

Ndërsa unë, unë në fakt ju shoh nga dritarja teksa ju largoheni, por unë jam e sëmurë e ndonëse edhe mua do ma kishte qejfi të haja një lakror këto ditë, unë e di mirë ç’do të thotë të mundohesh t’i fshihesh sëmundjes dhe koronavirusi duket se mezi i pret njerëzit si unë!

Fatmirësisht ti dhe familja jote jeni të shëndetshmëm dhe fakti se koronavirus i kursen fëmijët dhe të shëndetshmit, të gjithëve na i ka ngrohur pak zemrat, por ikja jote shtoi agoninë time…

Uroj të mos kesh asnjë të sëmurë larg qoftë në familje jo e jo, po as në fis, lagje a miqësi; por ikja jote m’i shtoi mua rrahjet e zemrës, sepse tani e di që kjo luftë do zgjasi dhe ikja jote tashmë ka në dorë jetën time.

Pastaj hutimin me shikimin fiksuar nga dritarja ma shkundi gjyshja, që nuk i heq shtizat nga dora dhe një Zot e di për kë thur.
“Po ky shteti, vetëm ne na la brenda, ja rruga plot me njerêz, me makina. Rri dhe unë besoj pallavrat e tua me atë palovirusin”; mu hakërrye me vetullat e ngrysura

Ç’ti them nënës unë, ajo nuk rri dot në internet të mësojë realitetin e hidhur të këtyre ditëve, dhe pleqëria ja ka zbehur dëgjimin ndaj e vetmja mënyrë për të ditur çpo ndodh është të dëgjojë ‘pallavrat’ e mia.

Je gabim nëna, rregulli për të qëndruar brenda është pêr të gjithê dhe ata, ata që ti sheh jashtë janë injorantët, të papërgjegjshmit, egoistët që sot kanë në dorë jetën time, jetën tënde!

Ti i PAPËRGJEGJSHMi që kētë fundjavë pate idenë brilante të shkoje në Korcë, më thuaj si është koha sot andej!

Shenim i revistes Bordo, per ata që dje lanë Tiranën, për të kaluar fundjavën në Korcë e Pogradec!