Ka startuar në orën 17:00, në “Air Albania”, supersfida mes Tiranës dhe Laçit e vlefshme për javën e 26-të të Kategorisë Superiore. Bardheblutë e Emanuel Egbo do të tentojnë të vijojnë serinë e rezultateve pozitive në kampionat.Për sa i përket formacioneve zyrtare, tekniku i skuadrës kryeqytase i ka besuar Ismajlgecit vendin e Kalesë, i cili mungon për arsye dëmtimi. Nuk mungojnë surprizat as te skuadra e Laçit.

Nuabueze dhe Teko nuk do të jenë të disponueshëm për trajnerin Cungu, Në vend të sulmuesit do të luajë Jomba, i cili debuton ndaj Tiranës. Kujtojmë që në të kaluarën, Jomba ka qenë edhe pjesë e Atletikos së Madridit.
Kryeqytetasit kane kaluar në avantazh në minutën e 73′ me anë të Ngo.