Ditët kur ndeshjet e futbollit në Shqipëri konsideroheshin vetëm për djemtë e burrat tifozë duket se kanë mbaruar.Shembulli më i mirë i kësaj, është pikerisht derbi i kryqytetit.I zhvilluar dy ditë më parë, Tirana-Partizani pati edhe plot femra.
Mjafton të shohesh fotot e mëposhtme dhe dallimi midis ndeshjeve që luhen në Europë dhe atyre në Shqipëri do të jetë padyshim i vështirë për tu bërë.Disa në çift e disa me shoqe apo familjarë, disa me Tiranën e disa me Partizanin, vajzat tifoze i dhanë stadiumit tjetër shije këtë derbi që përfundoi me fitoren e Tiranës.Nuk ka rëndësi nëse shkojnë se janë tifoze, për stadiumin e ri apo qoftë edhe për foto. E rëndësisshme mbetet se në Shqipëri po vendoset një standard i ri që edhe pse i vonuar, duket më i bukur se kurrë.