Emanuel Egbo, trajneri Tiranës, ka dalë sot para medieve për të folur për ndeshjen e radhës me Laçin dhe jo vetëm. Ai ka folur për skuadrën e tij dhe kurbinasit, ndërkohë që thekson se objektivi i tyre është të marrin pikët e plota.“Ekipi është në gjendje të mirë, do shohim deri nesër se cilët do kemi gati. Besoj se do jenë gati. Laçi është një ekip që bën presing shumë. Janë në vendin e tretë me meritë dhe kanë ekip të mirë. Ne duhet ta vlerësojmë maksimalisht dhe të futemi në fushë për të marrë më të mirën.

“Mungesat e Laçit? Nuk më hyn në punë nëse i kanë tre mungesa apo ajo. Laçi është Laçi, Tirana është Tirana. Ata kanë kontingjentin e tyre dhe mund të aktivizojnë të tjerët. Të shohim nesër. Nuk merrem me kundërshtarin, por me ekipin tonë”.“Tirana do paraqitet si në të gjitha ndeshjet e deritanishme. Laçi është si të gjitha ndeshjet e tjera. Do luajmë si në takimet e tjera. Duhet t’i vlerësojmë, kanë lojtarë të mirë. Prandaj janë edhe në vend të tretë. Nuk ka ekipe të mëdha e të vogla. Edhe Flamurtari e Luftëtari janë ekipe që të prishin punë”, u shpreh Egbo.Kur mund të thotë Tirana që është për titull? Nigeriani përgjigjet kështu: “Janë edhe 11 ndeshje në kampionat, është një rrugë e gjatë. Do t’i marrim ndeshjet një e nga një. Kështu jemi në rregull. Të mbarojmë me Laçin dhe më pas të shohim ndeshjen e radhës”.“Dhuratë nga Skënderbeu? Nuk merrem me çfarë bëjnë ekipet e tjera. Nëse marrim pikë në ndeshjet tona, do të jemi mirë. Se çfarë bëjnë ekipet e tjera, është punë e tyre. Do vazhdoj të merrem me ekipin tim deri në fund”.

“Nuk kanë ndryshuar shumë gjëra. Ekipi ka marrë shumë fitore. Nuk është çudi që jemi në vend të parë. Ekipi ka fituar vetëbesim dhe ka krijuar një identitet dhe mentalitet. Ju bëni analiza, ne i shohim ndeshjet një nga një. Mund të kemi shënuar më shumë e pësuar më pak. Kemi mentalitet fituesi.“Fri kë për të thënë se jemi për titull? Nuk është frikë dhe nuk e di që kush e ka thënë që Tirana ka fri kë të thotë që është për titull kampion. Thjesht duhet të jemi me këmbë në tokë. Ju nuk mund të vendosni fjalë në gojën tonë apo timen. Është gabim të thuhet që kemi frikë të themi që jemi për kampion. Në asnjë mënyrë. Duhet të qëndrojmë me këmbë në tokë. T’i marrim ndeshjet një e nga një dhe në fund do të bëjmë llogaritë tona. Ka edhe 11 javë dhe kaq”, ka përfunduar Egbo.