Trajneri i Arsenalit, Mikel Arteta, insiston se Manchester City ka qenë shumë i pafat këtë sezon dhe pret në përgjigje të frikshme ndaj disfatës së tyre në derbin e qytetit kundër Manchester Unitedit. Skuadra e Pep Guardiolës pësoi disfatë me rezultat 2:0 në ndeshjen e së dielës kundër Manchester Unitedit. Tani, liderit të Premierligës, Liverpoolit, i duhen vetëm edhe gjashtë pikë për ta fituar titullin. Në të vërtetë, djemtë e Jurgen Kloppit mund të bëhen kampionë para ndeshjes së tyre të radhës nëse Manchester Cityt i humb ndeshjet e kësaj jave kundër Arsenalit dhe Burnleyt. City është mposhtur dy herë nga Manchester Unitedi dhe një herë nga Tottenhami që kur Arteta është larguar nga pozita e tij si ndihmëstrajner i Guardiolës, i cili tani është në presion të madh, përkundë triumfit në Carabao Cup dhe fitoren kundër Real Madridit në Santiago Bernabeu në ndeshjen e parë të 1/8 të finales së Ligës së Kampionëve.
Arteta beson se ish-skuadrës së tij i ka munguar fati këtë sezon dhe ai nuk ka asnjë dyshim se Arsenali duhet të jetë në formën e vet më të mirë për ta marrë një rezultat pozitiv nga ndeshja në Emirates. “Nganjëherë detajet e vogla e bëjnë dallimin. Mendoj se ata kanë qenë shumë të pafat. Ky është futbolli, gjërat e tilla mund të ndodhin”, tha Arteta. “Ne duhet të jemi në më të mirën tonë, kjo është e sigurt, për ta pasur ndonjë gjasë për ta fituar këtë ndeshje”. Megjithatë, Arteta mezi po e pret kthimin me Arsenalin në Emirates, ku i kishte marrë mësimet më të rëndësishme si trajner nën Guardiolën, pasi ishte pensionuar nga karriera e tij si futbollist në vitin 2016.