Trajneri i Liverpoolit, Jurgen Klopp, thotë se ai nuk dëshiron të bisedojë për disfatën e skuadrës së tij kundër Watfordit më, pasi Liverpooli u m posht sërish të martën në ndeshjen kundër Chelseat. “Reds” e hum bën ndeshjen e parë të sezonit në Premierligë në fundjavën e kaluar, kur Liverpooli u mposht befasishëm nga Watfordi me rezultat 3:0. Ndeshja e së shtunës i dha fund tentimit të Liverpoolit për ta fituar titullin e Premierligës pa e pësuar asnjë disfatë në të gjithë sezonin e ligës elitare të futbollit në Angli, për ta barazuar rekordin e Arsenalit në vitin 2004. Pasi veçse kishin hu mbur kun dër Atletico Madridit në ndeshjen e parë të 1/8 të finales së Ligës së Kampionëve, tani Liverpooli është eliminuar nga FA Cup, pasi që golat e shënuara nga Ross Barkley dhe Willian i ndihmuan Chelseat ta fitojë ndeshjen me rezultat 2:0.

Kjo ndeshje kundër Chelseat bën që Liverpooli t’i ketë humbur tri nga katër ndeshjet e fundit, por Klopp nuk dëshiron të përqendrohet më në atë hu mbjen kundër Watfordit. “Do të më pëlqente me të vërtetë nëse nuk do të ma përmendnit më atë hu mbje. Por, ne e merituam të hu mbin sot sepse ata i shënuan dy gola dhe ne bëmë ga bime të mëdha për të dyja golat”, ka thënë Klopp. “Pas kësaj, ishte ndeshje plotësisht e hapur. Ne i patëm katër goditje drejt portës së tyre radhazi gjatë pjesës së parë dhe Sadio Mane për pak sa s’shënoi. Por, ne u dety ruam t’i bëjmë disa ndryshime për shkak të intensitetit të ndeshjes”.