Mes 42 personave të prekur tashmë nga koronavirusi në vendin tonë, janë dhe dy pjesëtarë të personelit mjekësor të spitalit “Shefqet Ndroqi”.

Ministria e Shëndetësisë ka bërë me dije se pas testimit të 17 personave të personelit shëndetësor të këtij spitali, pas kontaktve me të sëmurit të identifikuar me COVID-19, rezulton se 2 prej tyre, kanë rezultuar pozitivë.

Po ashtu mësohet se aktualisht këta punonjës nuk kanë simptoma dhe ndodhen në gjendje të mirë shëndetësore dhe të vetëizoluar.