Një lajm i mirë vjen nga Italia, në këtë periudhë pandemie të COVID19 që po kërcënon botën.

COVID-19 prek familjen mbretërore të Britanisë së Madhe, infektohet Princi nga koronavirusi, po Dukesha si ka rezultuar
Bëhet fjalë për një test të shpejtë që zbulon koronavirusin.Ai është i lehtë për tu përdorur, mjaftojnë vetëm disa pika gjaku të pacientit, dhe i lejon mjekët të njohin menjëherë praninë e COVID19. Rezultati është i shpejtë në vetëm 5 minuta.Kompleti po dërgohet në spitalet e para italiane.

Mësohet se në krahinën e Marche, disa ekzemplarë janë marrë nga zona të ndryshme të kujdesit shëndetësor.Ndërkohë spitale të tjera po vazhdojnë të krijojnë kontakte.Ky furnizim ka arritur në Itali farë një kompanie Innoliving Of Ancona, e cila është futur në një marrëveshje me multinacionalen Zhezhiang Orient Gene Biotech, duke prodhuar “Testin e Shpejtë për COVID19 Mod. GCCOV-402a”.

Është një paketë e cila është regjistruar me dokumenta të rregullta në Ministrinë e Shëndetësisë nga spa Innoliving, dhe shoqërohet nga një provë klinike e realizuar nga qendrat kineze të studimit, spitalet dhe universitetet.