“Përshëndetje të gjithëve, doja t’ju informoja se sapo kemi marrë përgjigjet e testeve të COVID-19 dhe si unë, ashtu edhe Oriana (partnerja e Dibalës) kemi dalë pozitivë. Fatmirësisht jemi në gjendje shumë të mirë. Faleminderit për mesazhat tuaja. Ju përshëndesim”.
Me një mesazh në tre gjuhë (edhe në spanjisht dhe anglisht), Paolo Dibala ka lajmëruar se është pozitiv ndaj koronavirusit dhe bashkë me të edhe e fejuara. Në shtëpinë bardhezi, ky është rasti i tretë pas Ruganit dhe Matuidit.
Njëjtë si shokët e tij, edhe “La Joya” nuk shfaq simptoma dhe është në gjendje të mirë shëndetësore, madje nuk duket shumë i shqetësuar, duke qenë se fotoja që shoqëron njoftimin e sheh të qetë në kopështin e krah të fejuarës. Tani për çiftin fillon karantina e detyruar prej 14 ditësh.