Presidenti Trump sapo njoftoi në një konferencë për shtyp se ai ka bërë një provë të koronavirusit. Ai e bëri testin të Premten mbrëma pasi mori disa pyetje nga gazetarët në një konferencë për shtyp.

Trump tha se nuk i dinte rezultatet dhe se zakonisht duhen 1-2 ditë.

Para se të dilte sot në dhomën e konferencave të shtypit në Shtëpinë e Bardhë, Trump tha se kishte marrë temperaturën e tij dhe më vonë kur u pyet se si ishte, ai tha se ishte normale.