Pas vendimit për t’u larguar nga familja mbretërore dhe për të hequr dorë nga titujt e tyre, Duka dhe Dukesha e Sussex kanë nisur jetën e re në Kanada. Harry dhe Meghan po jetojnë si një familje e lumtur së bashku me të voglin e tyre, Archie Harrison. Mirëpo, para largimit përfundimtar, Harry ka realizuar edhe një takim “të fundit” me mbretëreshën Elizabeth. Takimi i tyre ka zgjatur disa orë dhe sipas burimeve, mbretëresha i shprehu Harry-t keqardhjen për largimin e tij nga mbretëria. Ajo i ka treguar edhe njëherë nipit se e do shumë dhe i ka treguar se do të jetë gjithmonë i mirëpritur në mbretëri, në rast se ndonjë ditë do të ndryshojë mendje.
Mirëpo, të njëjtat burime kanë treguar se Harry është dëshpëruar shumë pas kësaj bisede me mbretëreshën. Ai nuk dëshironte t’ia bënte këtë gjyshes së tij dhe duket se është penduar për vendimin që ka marrë. Megjithatë, ai ndodhet mes dy “zjarresh”, pasi shtysa më e madhe për këtë vendim ishte bashkëshortja e tij, Meghan Markle. Nuk e dimë nëse dukës do t’i ndryshohet mendja në të ardhmen, mirëpo siç i tha mbretëresha Elizabeth, dyert e mbretërisë për të do të jenë gjithmonë të hapura.Ditën e djeshme, Meghan dhe Harry bënë daljen e fundit mbretërore dhe tërhoqën vëmendjen e të gjithëve. Data zyrtare e heqjes së titujve të tyre përfundimisht është 31 marsi.