Në Instagramin me emrin e deputetit Kujtim Gjuzi, u shpërnda lajmi se ai është infektuar me koronavirus, nga kolegu i tij, deputeti Adriatik Alimadhi.
“Duke qene se kam miqesi pellazgjjke me Alimadhin, kisha filluar te kem shenja te ketij virusi famekeq. Sot pas marrjes te rezultati doli se jam positiv me covid-19”, thuhej në postim.
Por Gjuzi mohoi të jetë infektuar me Covid-19. Ai tha se në trupin e tij, nuk ka asnjë virus.
“Unë kam gjakun më të pastër në Shqipëri. Dhuroj gjak vazhdimisht, dhe nuk ka në trupin e Kujtim Gjuzit asnjë virus”, u shpreh deputeti për Dritare.