Mesazhi i lançuar nga kapiteni Chiellini gjen mbështetje te Juventusi. Lojtarët bardhezinj janë dakord për të mos u paguar për periudhën e ndërprerjes së kampionatit, për shkak të emergjencës së “Coronavirus”. Për të thënë “po” ka menduar edhe Cristiano Ronaldo.Kjo u zbulua nga “Tuttosport”, sipas së cilës kampioni portugez do t’i përmbahet propozimit të kapitenit të Juventusit, duke hequr dorë një pjesë e pagës vjetore (një muaj e gjysmë). CR7 bashkohet kësisoji me korin e senatorëve bardhezinj, Buffon dhe Bonucci. E thjënë ndryshe, Ronaldo do të heqë dorë nga rreth 4 milionë euro.
Një thirrje, që duket se ka gjetur miratim nga e gjithë skuadra. Kjo qasje duket se është ndërtuar nga klubi, në sinergji me kapitenin, përmes bisedimeve jopublike gjatë ditëve të fundit. Pasi u vendos se çfarë të bënte, Chiellini ftoi shokët e skuadrës për t’i shkurtuar angazhimet financiare. Vetëm disa kushte të marrëveshjes do të përcaktoheshin në tavolinë, por skenari do të marrë formë.
Përveç heqjes dorë nga paga e një muaji e gjysmë, ka edhe hipoteza të tjera në tryezë: Juve paguan lojtarët e vet deri në mars dhe pastaj nuk e bën këtë derisa të rifillojë kampionati; ndoshta deri në qershor, ose në rast të ndërprerjes përfundimtare të Serie A, po qe se topi nuk rrotullohet përsëri për këtë edicion.