Greg Rama djali i kryeministrit Edi Rama ka uruar publikisht mamanë e tij, aktoren e njohur Matilda Makoçi sot me rastin e ditës ndërkombëtare të gruas.

Ai ka publikuar në instagram një foto të Matildës kur ka qenë e re, mbi të cilën ka shkruar thjesht emrin e saj duke e shoqëruar me një zemër.

Ky ka qenë urimi i Gregut i cili ka vendosur të mos shkruajë asgjë më tepër në këtë foto, por që mesazhi sigurisht është i qartë.