Mes masave të ashpra për frenimin e korona virusit në botë, ishte edhe zhvillim i ndeshjeve të futbollit pa tifozë. Por këtë urdhër të marrë duket se e ka thyer vetëm një tifoz dhe kjo ka ndodhur pikërisht në ndeshjen Valencia- Atalanta e vlefshme për Champions League.Ai ishte tifozi i Valencias dhe për të ndjekur skuadrën e tij të zemrës vendosi ‘të thyej’ urdhrin për zhvillimin e ndeshjeve pa tifozë. Gjatë kohës që luhej ndeshja në krahë të Valencias ndodhej statuja e Vicente Navarro, që u vendos në stadium në nder të tij si një tifoz i rregullt i të gjitha ndeshjeve deri në vdekjen e tij në 2017.Klubi i kushtoi tifozit të tij besnik këtë statujë më 2019, dhe në kohën e korona virusit, ishte i vetmi që nuk e tradhtoi dhe braktisi Valencian.

Navarro u verbua në moshën 50-vjeçare, por pavarësisht kësaj ai shkonte rregullisht në çdo ndeshje pasi edhe pse nuk shikonte, ndiente atmosferën e lojës dhe ekipit të tij.Reagimet në lidhje me ndjekësin e vetëm të ndeshjes ishin mjaft emocionuese, ku një prej tyre shkruante ‘Kjo është një nga gjërat më të mahnitshme dhe përulëse që kam parë ndonjëherë’ apo ‘ Vicente Navarro përfaqëson sot të gjithë tifozët. Kështu që teknikisht stadiumi është plot!’.