Nuk lehtësohet presioni në kufirin grek ndërsa dhjetëra mijëra migrantë po tentojnë të hyjnë në Europë. Presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan, pasi nënshkroi me presidentin rus Vladimir Putin ar mëpushimin në Siri, duket se është i interesuar të përmirësojë marrëdhëniet me BE dhe të rihapë mundësinë e rihapjes së negociatave për një marrëveshje të re duke e kushtëzuar me ndalimin e valës së refugjatëve. Dje kancelarja gjermane Angela Merkel dhe presidenti turk patën një bisedë të gjatë telefonike në kërkim të një rruge që do të zgjidhte krizën teksa nga kryeqyteti kroat, Zagrebi Ministrat e Jashtëm të BE kundërshtuan me forcë përdorimin e presionit migrator për qëllime politike dhe u shprehën se kufijë e jashtëm të Europës nuk duhet të preken por dhe kanë pranuar barrën e rritur me të cilën Turqia po përballet.
Ak uza të ndërsjella- Ndërkohë midis Turqisë dhe Greqisë nuk dinë të ndalen ak uzat e ndërsjellta. Presidenti turk ka de noncuar “qa sjen shumë br utale” të rojeve bregdetare greke ndaj emigrantëve në Detin Egje dhe ka ak uzuar perëndimin për hip okrizi. Qeveria Greke ka mohuar me fo rcë ak uzat e Erdogan ndërsa situata në kufi mbetet e ten sionuar. Rojet kufitare helene vazhdojnë të përdorin gaz lotsjellës dhe ujë me pre sion për ti kthyer mbrapsht emigrantët kurse në anën tjetër të kufirit mijëra agjentë të forcave speciale turke i shtyjnë ata drejt kufirit grek.