Kreu i Bashkisë së Tiranës Erion Veliaj i ka bërë apel PD që të mos përdorë këtë situatë për përfitime politike. Duke folur në News 24, kryebashkiaku Veliaj theksoi se nuk ka asnjë koment në lidhje me deklaratat e PD drejtuesit e së cilës flasin për oligarkë por rrinë të shtëpia e oligarkëve.
“ Nëse PD do të përdorë çdo krizë për një lavdi patetike që nuk i shkon këtij momenti, është e lirshme ta bëjë. Por për dikë që shan oligarkët dhe rri te shpia e oligarkëve. Për dikë që shan autostradat dhe bën biznes te ndërtesat e atyre që kanë autostradat. Për dikë që bllokon rrugën kur ne mnd ta kishim mbaruar Astirin… Nuk kam asnjë koment”, tha Veliaj.