Enkelejda Muçaj është emëruar Avokat i Përgjithshëm i Shtetit. Vendimi është miratuar sot nga Këshilli i Ministrave. Muçaj ka një eksperiencë të gjatë në sektorin juridik, kryesisht me çështje që kanë të bëjnë me çështje të së drejtës administrative. Zëvendësimi në fjalë i Artur Metanit vjen pasi ky i fundit u zgjodh kreu i Inspektoriatit të Lartë të Drejtësisë.

Vendimi i plotë: Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të pikës 1, të nenit 21, të ligjit nr.10018, datë 13.11.2008, “Për Avokaturën e Shtetit”, të ndryshuar, me propozimin e Kryeministrit, Këshilli i Ministrave

Vendosi: Znj. Enkelejda Muçaj emërohet Avokat i Përgjithshëm i Shtetit. Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.