Mjeku epidemiolog, Pëllumb Pipero në emisionin “Open” ka thënë se koronavirusi është shumë i ngjashëm me gripin e zakonshëm.

Sipas Piperos një nga gjërat që i dallon është vështirësia në frymëmarrje, dhe ai ka treguar se pikërisht kjo në shumë raste ngatërrohet dhe me ankthin që kanë njerëzit.

Sipas Piperos në rast se kalohet shifra prej 30 frymëmarrjesh në minutë, atëherë tregohet se mushkëria ka mungesë të oksigjenit.

“Ngjan si dy pika uji me gripin e zakonshëm. Temperaturë, dhimbje koke, kollë dhimbje muskujsh, të vjella, diarre etj. Diferenca është tek vështirësia në frymëmarrje. Por ka edhe ankth. Më marrin në telefon. U them se vërë dorën në gjoks dhe shiko orën. Më thonë kam 17 frymëmarrje. Kjo nuk është vështirësi në frymëmarrje ky është ankth. U kam thënë vështirësi në frymëmarrje është mbi 30 frymëmarrje në minutë pasi nuk furnizohen dot me oksigjen. “ tha Pipero. Lidhur me numrin e personave të prekur mjeku tha se situata është serioze.

“Situata është shumë serioze. Është serioze në të gjitha dimensionet e saj. Është serioze në rritjen e numrit të të infektuarëve, në numrin e rasteve të shtruara në spital dhe problematikat e shëndetit të tyre. Ata njerëz nuk kanë vetëm probleme me covid-19, kanë ankth, depresion por nuk e dinë nëse do të jetojnë apo jo. Ata nuk na njohin as ne mjekëve se jemi të izoluar, na thonë kush jeni. Ndonjëherë ngaqë jemi të veshur me të gjitha masat nuk njohim as njëri-tjetrin. Derisa nuk ka dalë një mekanizm anticovid ne jemi në dorë të qytetarëve që shpresoj të dëgjojnë këshillat tona dhe të dalin sa më pak nga shtëpia”, u shpreh mjeku Pipero.

Mjeku infeksionist vijoj më tej duke rrëfyer se ardhja në spital ka 100 probleme prapa pasi pacienti mund “të iki nga duart” kur je duke bërë muhabet me të.

“Ardhja në spital ka 100 probleme prapa. Nuk bëhet fjalë sa respiratorë kemi. Bëhet fjalë për një sëmundje të rëndë që kemi shumë pak në dorë për ta shëruar. Ardhja në atë spital dhe më këtë lloj sëmundje ka shumë pasiguri dhe shumë të panjohura. Të ikën pacienti nga dora duke bërë muhabet më atë. Ti nuk e merr vesh çfarë ndodh, pam pam. Ndodh që ti duke i matur tensionin, duke i matur temperaturë ai çedon menjëherë”,tha Pipero.

(E.K/Faxweb.al)