Këngëtarja e njohur e skenës shqiptare, Aurela Gaçe ka treguar me anë të një postimi në llogarinë e saj në ‘Instagram’ se së bashku me grupin e saj muzikor janë kthyer nga turet që kanë mbajtur dhe pas këtij momenti kanë vendosur të izolohen për 14 ditë, duke respektuar të gjithë rregullat e nevojshme. “Grupi po kthehet ( jemi akoma me shume, por s’jane ne foto). Ne jemi ne USA e fatkeqesisht na duhet te udhetojme ne keto momente, mbasi shtyme tour-in e koncerteve per nje kohe me te mire per te gjithe.
Ne, jemi prinder femijesh e kemi prinderit tane qe na presin. Por, per te miren tone e te familjeve tona, secili nga ne do te vete izolohet brenda per 14 dite, larg familjareve tane. Sigurisht do ti nenshtrohemi gjithe kontrrolleve te mundshme nga shteti.Kjo behet sepse ne duam femijet e prinderit tane, sigurisht edhe veten. Do t’ja dalim . (keto maska na u ndodhen, se ishin boshatisur raftet)”, ka shkruar Gaçe krah postimit më të fundit ku shfaqet me masat mbrojtëse së bashku me kolegët. Kujtojmë se vetëm pak ditë më parë, Aurela solli projektin e saj më të fundit muzikor të titulluar “Veten dua gjallë”, e cila u prit mjaft mirë nga ndjekësit e saj.