Zinedine Zidane është shfaqur në konferencë për media një ditë para ndeshjes me Real Betis. Pyetjet më të shpeshta ishin për Gareth Bale, i cili nuk luajti asnjë minutë në El Clasico. Para tij në ndeshjet e fundit është duke startuar Vinicius Junior, i cili madje realizoi gol kundër Barcelonës. Sido që të jetë, pavarësisht se Bale s’po luan shumë, Zizu thotë se është i rëndësishëm në skuadër pasi për të, të gjithë janë të njëjtë.

Vinicius para Bale? “Akush nuk është para askujt. Unë ju them lojtarëve të mi se të gjithë janë të rëndësishëm. Duhet të jemi të përgatitur. Ata gjithmonë duan të luajnë dhe unë jam këtu për të marrë vendime“, u shpreh Zidane.