Bashkëshortja e këngëtarit Shemsi Krasniqi- Shemi nga grupi “Ilirët”, ka ndërruar jetë pas një sëmundjeje të rëndë.
Vdekjen e saj e ka konfirmuar vetë këngëtari nëpërmjet një postimi në Facebook, duke shprehur dhimbjen për humbjen e saj.
“Me dhimbje të thellë ju njoftoj se pas një sëmundjeje të rëndë ndërroi jetë më e dashura e jonë Shpresa, bashkëshortja ime, nëna e dy djemve të mi. E di, unë e di që ju tani do të kishit dëshirë të jeni afër meje në këto momente tepër të vështira për mua dhe familjen time”, ka shkruar ai në një postim në Facebook.
Më tej ai shton se për shkak të situatës së vështirë nuk do të presë vizita në shtëpi, në mënyrë që të ruajë sigurinë e familjarëve. Tani në këto momente kur krejt bota po përballet me virusin corona, unë dhe familja ime dëshirojmë më të mirën për ju. Ne nuk dëshirojmë të rrezikojmë shëndetin e asnjërit nga ju e as nga familje ime. Përmes faqes së Facebook mund të na shprehni ngushëllime”, ka shtuar Shemi.
Shpresa la pas dy djemtë e çiftit, Bonisin dhe Uliksin.