Chelsea është në kërkim të një portieri për sezonin e ardhshëm.Rendimenti zhgënjyes i Kepa Arrizabalaga, duket se ka bindur trajnerin Frank Lampard që t’u kërkojë drejtuesve një numër një për të ardhmen.
Klubi i është futur menjëherë punës dhe, sipas Sunday Express, londinezët kanë vënë në shënjestër Marc-Andre Ter Stegen, portieri i Barcelona-s.
Në verë, Chelsea mund të paraqesë një ofertë të pasur për yllin gjerman, i cili po mendon t’i thotë lamtumirë Barcelona-s.