Edhe pak ditë na ndajnë nga koncerti i shumëpritur i këngëtarit Maluma, që do të mbahet në sheshin “Nënë Tereza” në Tiranë, më 14 mars. “Anabel.al” raporton se në koncertin e Malumës do të performojë edhe një këngëtare shqiptare. Është fjala për këngëtaren Kida, e cila do të këndojë në pre-show, pra para se Maluma të ngjitet në skenë. “Performanca e Kidës pritet të zgjasë rreth 20 minuta dhe do të përbëhet nga hitet e saj ndër vite”, shkruan “Anabel.al”.
Në vijim pritet të dalin edhe emra të tjerë këngëtarësh shqiptarë që do të performojnë në sheshin “Nënë Tereza”. Deri më tani dihet se çdo gjë do të ketë përmasat e koncerteve botërore dhe Maluma do të këndojë për gati 1 orë e gjysmë. Çmimi i biletave varion nga 4500 lekë të rinj (38 euro) në zonën e quajtur Cherry, e cila ndodhet pranë skenës, deri në 3000 lekë të rinj (25 euro) për një vend në zonën Mimosa.