Sipas atyre që raportojnë mediat e huaja, UEFA po shqyrton mundësinë e shtyrjes së kampionatit europian të kësaj vere për vitin e ardhshme.

E gjitha kjo bëhet, për shkak që koha e mbetur  të shfrytëzohet për vazhdimin e ligave kombëtare dhe kompeticioneve europiane të Ligës së Kampioneve dhe Ligës së Europës, raporton media britanike “Daily Mail”.

Pak çaste më pare, UEFA komunikoi  se të martën e ardhshme do të zhvillojë një mbledhje të posaçme, ku do të dalë me vendimet përfundimtare rreth aktiviteteve futbollistike.