Pavarësisht sezonin të suksesshëm të zhvilluar deri tani, Liverpool-i synon ta përforcojë akoma më shumë skuadrën për sezonin e ardhshëm. Mes emrave që kanë përfunduar në shënjestrën e Të Kuqve është edhe ai i Timo Werner, sul muesi i Leipzig-ut. Gjermani po zhvillon një tjetër sezon të shkëlqyer dhe ka pranuar e ndihet i tërhequr nga Premier League.
“Premier është kampionati më interesant, duhet ta pranoj. Është shumë tërheqëse të shikoj ndeshjet e kampionatit anglez dhe të mund të luash atje…”, ka thënë Werner për Mirror. 23-vjeçari ka realizuar 27 gola dhe ka dhënë 11 asiste në 34 ndeshjet e luajtura me Leipzig në këtë sezon. Vlerja e tij në merkato është 75 milionë euro, sipas transfermarkt.