Seria-A nuk do të ndërpritet. Ky është vendimi i fundit i marrë nga Federata Italiane e Futbollit.Pasi u shty dy herë nga autoritetet italiane, ndeshja mes Parmës dhe Spal do të luhet, duke filluar nga ora 13:45.Takimi ishte planifikuar për t’u zhvilluar në orën 12:30, por arbitri i ndeshjes i urdhëroi lojtarët të shkojnë në dhomat e zhv eshjes, me ndeshjen që u shty me 30 minuta.
Shkak për këtë ishte bërë ministri i sportit në Itali, Vinçenco Spadafora, i cili kishte kërkuar që federata të vlerësojë shtyrjen e ndeshjeve në këtë moment delikat të vendit.Por pas shumë e shumë bisedimesh u mor vendimi që kampionati të vazhdojë. Ndeshjet e kampionatit italian luhen me dyer të mbyllura për shkak të fri kës së përrhapjes së koronavi rusit.