Liga Gjermane e Futbollit ka njoftuar shtyrjen e javës së 26-të të Bundesligës, për shkak të frikës së përhapjes së koronavirusit.
Gjatë mbledhjes së ditës së sotme ishte vendosur që kjo javë të luhej me dyer të mbyllura, por e vendosur në presion nga klubet gjermane, liga vendosi që edhe kjo javë të mos zhvillohej.Të gjitha ndeshjet e kampionatit gjerman do të pezullohen deri më 2 prill të këtij viti.