Është caktuar vendi se ku do të zhvillohet finalja në Europa League për vitin 2022.“Puskas Arena” është stadiumi në Hungari ku do të zhvillohet finalja e kompeticionit të dytë më të rëndësishëm në Europë.Stadiumi që ka kapacitet prej 67,215 tifozësh, i hapur në nëntor të vitit 2019 do të jetë pritës edhe i katër ndeshjeve të “Euro 2020”.

UEFA gjithashtu ka njoftuar se Helsinki në Finlandë dhe Kazan në Rusi do të presë Super Kupën në vitin 2022 dhe 2023.Në anën tjetër, ‘Juventus Stadium’ do të organizojë finalen e Ligës së Kampionëve për femra.