Ditën e sotme është 1 prilli dhe ndonëse në kohë koronavirusi, janë të paktë ata që kanë ende dëshirë për shaka dhe gënjeshtra.
Por në disa shtete kjo datë është shpallur e dënueshme me ligj. Në Tajlandë për shembull qeveria ka njoftuar se shakatë tradicionale të kësaj dite do të dënohen deri më 5 vite burg.
Për ata që nuk do i binden këtij urdhri janë parashikuar gjoba mbi 3 mijë euro, madje dënim deri në 5 vite burg, nëse gënjehet për masat e koronavirisut.
Në deklaratë u tha se njerëzit po vuajnë prej Covid-19 dhe për këtë arsye njerëzit duhet të jenë të përgjegjshëm dhe të mos bëjnë shaka të tilla, shkruan noa.al.
Qeveria e Tajlandës ka shpallur gjendjen e jashtëzakonshme për tu përballur me pandeminë, e cila do të jetë në fuqi deri më 30 prill.
Qytetarëve iu është kërkuar që të mos përhapin lajme të rreme apo të papërshtatshme lidhur me Covid-19.