Nderkohe qe numri i te prekurve me koronavirus ne vendin tone ka shenuar rritje, me 16 raste te reja ne 24 oret e fundit dhe ne total me 377 te prekur, ka edhe lajme te mira.
Mes te prekurve, ka shkuar ne 116 numri i personave qe e kane mundur semundjen dhe kane dale te sheruar nga Infektivi.
Shifren e ka bere publike sot zv.ministrja e Shendetesise, Mira Rakacolli, gjate perditesimit te situates ne vend
“Gjatë 24 orëve të fundit, 12 pacientë të tjerë i janë shtuar listës së të shëruarve, duke e çuar numrin e të shëruarve nga COVID-19 në 116. Pra rreth 30% e të prekurve deri tani rezultojnë të shëruar”, tha ajo.
Ndërkohë Ministria e Shëndetësisë ka bërë me dije sot se në total, në të dyja spitalet, tek Infektivi dhe te Sanatoriumi, po marrin shërbim 73 pacientë.
Zv.ministrja Mira Rakacolli informoi se në Shërbimin Infektiv aktualisht janë 66 të shtruar dhe 5 prej tyre janë në terapi intensive.
“Në spitalin COVID 2, ‘Shefqet Ndroqi’, janë 7 pacientë të shtruar gjithsej. 6 pacientë janë në terapi intensive”, tha ajo, duke bërë apel për gjithë qytetarët që të qëndrojnë në shtëpi.