Një përgjigje për kryedemokratin Lulzim Basha dhe kërkesës së tij për të zgjeruar rrjetin e testimeve për koronavirusin, pasi Shtetet e Bashkuara të Amerikës, mundësuan mijëra kite testimi për Shqipërinë.
Kryeministri Edi Rama thotë se patjetër na lumturon reagimi pozitiv i SHBA për ta adresuar ndihmën bujare në funksion të stokut të testeve.
Megjithatë ai shton se “Kjo nuk domethënë fare se numri i testeve që bëhen kushtëzohet nga stoku. Në qoftë se Komiteti Teknik do thoshte 2000 teste në ditë do kishte 2000 në ditë! Lulzim Basha dhe PDD vazhdon ia fut kot. Pikë!”
Postimi i plote: Kryeministri Rama ne Twitter:
Patjetër na lumturon reagimi pozitiv i SHBA për ta adresuar ndihmën bujare në funksion të stokut të testeve!Po kjo s’dmth fare se numri i testeve që bëhen kushtëzohet nga stoku.Nqs Komiteti Teknik do thoshte 2000 teste në ditë do kishte 2000 në ditë! LBPD vazhdon ia fut kot.PIKË!