Për të gjithë ata që jetojnë me frikën e koronavirusit, 90-vjeçarja Anna Fortunato ka një mesazh: “Vazhdoni të luftoni. Lutuni. Dhe mos qëndroni në shtrat tërë kohën”.
90 vjeçarja nga Nju Jorku, Anna Fortunato kaloi dy javë në spital, pas infektimit me COVID-19. Në një moment, familja e saj e pyeti nëse mund ta sillnin një prift për lutjet e saj të fundit.
“Duke ditur se ajo është një katolike e përkushtuar, ne menduam se do të ishte mirë të dërgonim një prift për lutjet e saj të fundit. Sinqerisht, ne menduam se ajo po shkonte në atë drejtim”, tha Teresa Gund, vajza e Anna Fortunatos.
“Po, ishte serioze. Nuk e mendova këtë në fillim, por kur më tha mjeku se rezultovapozitive me koronaviorus, atëherë e kuptova më mirë gjendjen time”, tha 90 vjeçarjaAnna Fortunato.
Por nëna e ve e pesë fëmijëve tha se besimi i saj dhe forca e natyrshme e ndihmoi atë në mposhtjen e koronavirusit.
“Lutuni dhe lëvizni nga krevati. Mos rrini në krevat gjatë gjithë kohës. Edhe nëseduhet të uleni në karrige, ju duhet të lëvizni. Dua t’ju them që nëse unë e mposhta(Covid 19), edhe ju mund ta bëni këtë”.
E lindur në një vit të rënies drastike të tregut të aksioneve, Fortunato u prek nga sëmundja e astmës më vonë në jetë, por në përgjithësi ajo ishte me shëndet të mirë dhe e fortë. Ajo jetoi në apartamentin e saj deri rreth një vit më parë, kur u zhvendos në një qendër për të moshuarit.
Në qendrën e të moshuarve “The Arbors” në “Jericho”, Fortunato, mbiemri italian i së cilës ka kuptimin “me fat”, ishte e rregullt në lojrat bingo dhe gjithmonë e gatshme për ekskursionet në kazino.
Ajo filloi të ndjehej e sëmurë më 13 Mars. Tre ditë më vonë, ajo u dërgua me urgjencë në spital.
Nga dëshpërimi, thonë të afërmit e saj, mjekët i dhanë asaj një ilaç kundër malarias, të përmendur vazhdimisht nga Presidenti Donald Trump si mundësit trajtimi për pacientët e infekuar me Covid-19. Efektshmëria e Hidroksiklorikinës kundër koronavirusit nuk është provuar, por disa raporte paraprake sugjerojnë se ky ilaç mund të ndihmojë në trajtimin të infektuarve me Covid-19. Akoma nuk ka një mënyrë të qartë për të ditur nëse ky ilaç ka ndihmuar në shërimin e ndonjë pacienti.
Cilado qoftë arsyeja, Fortunato filloi të përmirësohej.
“Ajo është një frymëzim për të gjithë ata që po vuajnë tani. Ka shumë raste të rënda, të pashpresë. Mendoj se kjo është një histori pozitive që të bën të ndjeshesh mirë”, thotë Teresa Gund, vajza e Anna Fortunatos.
Deri tani, asnjëri tjetër në qendrën “Arbors” nuk është prekur nga koronavirusi. Do të duhet të kalojë më shumë kohë para se Fortunato të mund të përqafojë familjen e saj, të kthehet në meshat e së dielës në kishë, ose të luajë në kazino me miqtë e saj, të cilët tani janë të mbyllur në dhomat e tyre për shkak të sëmundjes së saj.
Por ajo nuk po ankohet. Ajo e di se është me fat.