Konflikti në Lindjen e Mesme midis SHBA-Izrael dhe Iranit vijon të jetë në ngërç. Tensionet në Ngushticën e Hormuzit vijojnë të jenë të larta ndërsa Irani ka rritur prezencën aty duke deklaruar se po “kontrollon fort” këtë rrugë ujore strategjike.
Negociatat e para mes SHBA-së dhe Iranit dështuan ndërsa Kryetari i Parlamentit iranian Mohammad Baqer Ghalibaf thotë se një marrëveshje është larg, duke shprehur mosbesim ndaj amerikanëve.
“Ne duam paqe të qëndrueshme në mënyrë që lufta të mos ndodhë më kurrë”. Ai theksoi se Republika Islamike dhe Shtetet e Bashkuara kanë pikëpamje të ndryshme për disa çështje bërthamore dhe Ngushticën e Hormuzit. Ai shtoi se mbeten dallime në mendime për këto çështje, megjithëse “është bërë përparim”, por se një marrëveshje “mbetet e largët”.
Së fundmi presidenti i SHBA-së Donald Trump ka publikuar në rrjete sociale një shkrim ku e cilëson Izraelin si “aleati i madh i Amerikës”.
“Pavarësisht nëse njerëzve u pëlqen apo jo Izraeli, ata kanë provuar të jenë një aleat i shkëlqyer i Shteteve të Bashkuara. Ata janë të guximshëm, të guximshëm, besnikë dhe inteligjentë, ndryshe nga të tjerët që kanë treguar fytyrën e tyre të vërtetë në një kohë konflikti dhe stresi. Izraeli lufton fort dhe di si të fitojë”, shkroi Presidenti i SHBA-së Donald Trump në Truth.
Sakaq, prej dje Trump ka thirrur në takim urgjent Dhomën e Situatave në Shtëpinë e Bardhe për të diskutuar për Ngushticën e Hormuzit dhe negociatat me Iranin. Sipas zyrtarëve amerikanë, nëse nuk do të ketë përparim të bisedimeve, lufta do të rifillojë përsëri.


















