Lidhja e aktores Rudina Dembacaj me ish-deputetin Mark Frroku vazhdon të jetë ndër më të komentuarat në media.

Çifti ngjall kuriozitet të madh tek publiku dhe sa herë aktorja i përgjigjet pyetjeve anonime në Instagram, ndjekësit gjejnë rastin ta pyesin për gjithçka rreth partnerit të saj.

Rudina ka vendosur të tregohet e hapur me publikun lidhur me romancën e saj të re, teksa ka treguar se është e dashuruar kokë e këmbë me Markun.

Mirëpo, dikush është bërë kurioz të dijë nëse ekziston xhelozia mes çiftit, të paktën nga ana e Rudinës.

“A je xheloze për Markun sepse është shumë burrë tërheqës”- e pyet një ndjekës, ndërsa aktorja ia ka kthyer:

“Unë mendoj që jam super tërheqëse vetë, s’kam kohë për xhelozi.”- tregon ajo me humor, duke lënë të kuptohet se marrëdhënia e çiftit shkon “vaj”.