“Mbi të gjitha, ju siguroj që në çdo skenar të përkeqësuar të situatës, jemi të pregatitur që çdo spital, çdo ambulance, çdo njësi shëndetësore mos të ketë ndërprerje energjie. E dimë mirë misionin tonë, nëse ikën energjia është njësoj sikur të mos i kesh vënë një respirator një të sëmuri. Jemi në linjë të parë dhe në vigjilencë absolute për të eleminuar çdo defekt të mundshëm”.Kështu u përgjigj Adrian Çela në ndërhyrjen e tij në Open. Administratori i OSHEE ju përgjigj pyetjeve të ardhura nga qytetarët me sms, për rrezikun e ndërprerjes së energjisë. Ai garantoi se energjia nuk do të mungojë dhe se janë marrë të gjitha masat për të garantuar furnizim të qëndrueshëm.Pasi sqaroi vendimin e OSHEE për tu falur qytetarëve 135 milion USD kamatëvonesa, kërkoi prej tyre përgjegjëshmëri në detyrimin për të paguar faturat mujore brenda afatit.Sipas Çelës, i vetmi skenar që do të çonte në ndërprerje të detyruara të energjisë do të ishte nëse qytetarët nuk do të paguanin rregullisht faturën mujore të konsumit.
“Kjo do ta vinte OSHEE në kushtet e një krize financiare dhe pamundësie për të garantuar furnizimin me energji të konsumatorëve. Situatë e cila do të shoqërohej me ndërprerje të detyruara të energjisë dhe nevojë për mbështetje nga Buxheti i Shtetit, pra sërish nga taksat e shqiptarëve. Ky skenar nuk ka asnjë shans për të ndodhur dhe qytetarët janë të vetdijshëm se duke qenë korrekt me pagesën e faturës mujore do të mbajmë në këmbë sistemin elektroenergjetik që është një pasuri e përbashkët”, theksoi Çela.Administratori i OSHEE solli në vëmendje dhe faktin se OSHEE ka mundur që të përballojë me fondet e saja, pa rënduar në Buxhetin e Shtetit, krizën e shkaktuar nga thatësira dhe mungesën e prodhimit të duhur në Kaskadën e Drinit që prej fundit të vitit 2018.
“Sigurisht që nuk mund të bëjmë mrekullinë, do bëjmë maksimumin por i kërkoj qytetarëve të kuptojnë që jemi 24 orë në dispozicion. 6700 punonjës të OSHEE janë 24 orë në punë për t’ju përgjigjur çdo avarie si në kohë krize. Qëndrojnë në sportel edhe në terren njësoj si mjekët e forcat e rendit”, vlerësoi Çela.