Deri tani, në SHBA kanë humbur jetën 56 mijë e 245 persona, vetëm 3 mijë më pak se sa gjatë luftës 20-vjeçare në Vietnam. Një hetim i Washington Post zbulon se presidenti i SHBA-së, Donald Trump, është vënë në dijeni që në fillim të janarit për pandeminë që po i kanosej botës. Ai e ka marrë informacionin nga Agjencitë e Inteligjencës. Agjentët 007 e kanë paralajmëruar që Kina po fshihte shumë të dhëna, por Trump nuk i ka marrë shumë seriozisht.

Koronavirusi nuk është vetëm tema e ditës, por pritet që të jetë shqetësimi numër 1 i njerëzimit për të paktën edhe një vit, kohë kur me shumë mundësi do të kemi një vaksinë shpëtimtare.Disa shtete në Amerikë mendojnë t’i japin fund izolimit të njerëzve në shtëpi. Trump, sakaq, në konferencën për shtyp në Shtëpinë e Bardhë ka mohuar përgjegjësitë për propozimin se dezinfektuesi mund Covid-19 dhe lajmëron se numri i tamponëve do të rritet.

Deri tani, në SHBA kanë humbur jetën 56 mijë e 245 persona, vetëm 3 mijë më pak se sa gjatë luftës 20-vjeçare në Vietnam. Përmasat e kësaj pandemie janë vërtet të frikshme.