Autoriteti Kombëtar i Ushqimit ditën e sotme ka kryer 272 kontrolle zyrtare dhe monitorime, ku ka vënë masat administrative paralajmërim dhe gjobë. Në Pogradec është vendosur 1 masë administrative “gjobë” me vlerë 300,000 lekë, në një market ushqimor ku u konstatua tregtimi i produkteve të skaduara. Kurse në Tiranë dhe Shkodër është vënë masa administrative “paralajmërim”.
Përsa i përket Planit të marjes së mostrave, janë marrë 9 mostra produktesh të ndryshme në Elbasan (bukë gruri, kripë të jodizuar dhe pije alkoolike), si dhe u bë bllokimi 620 kg produkte ushqimore deri në daljen e përgjigjeve të analizave. Gjithashtu janë marrë mostra “fare bime” për analizim në Shkodër dhe 4 mostra për analizim sallatë jeshile në Berat. Autoriteti Kombëtar i Ushqimit do të vijojë kontrollet dhe monitorimet rigoroze në të gji