Itziar Ituño, me rolin e Raquel Murillo në serialin e famshëm “La Casa de Papel”, kaloi kohën e izoluar në shtëpi dhe tani është rikuperuar plotësisht nga virusi. Aktorja është shprehur në një intervistë se ajo që po kalonte nuk ishte e thjesht një grip por shumë e rrezikshme. “Ju duhet të jeni shumë të kujdesshëm. Fillon me një kollë dhe të nesërmen zgjohesh me ethe. Në përgjithësi burrat bëhen më keq, ndaj pas 9 ditësh i sëmurë përfundoi në spital. Ai qëndroi në spital për 8 ditë shumë i sëmurë”, u shpreh ajo.
Aktorja tha se nuk dëshiron të krijojë alarm por është një çështje shumë serioze, duke treguar edhe simptomat. “Njëra prej tyre është humbja 100% e nuhatjes. Gjithashtu kisha dhimbje koke dhe muskulore.Realiteti nuk është thënë, ky nuk është një grip i zakonshëm dhe masat u vonuan. Ne u gënjyem dhe situata reale u fsheh nga ne, në mënyrë që paniku të mos përhapej, por po e trajtojnë popullin si fëmijët. Zotërinj, kjo është më e rëndësishme dhe e rrezikshme sesa një grip. Nuk u tha e vërteta në kohë dhe kjo më zemëron shumë’, tha aktorja.
Aktorja rrëfeu se shumë të afërm të saj kanë vdekur nga koronavirusi dhe nuk ka arritur dot tu thotë lamtumirë.