Aletai  Lulzim Bashës, Agron Duka ka dalë kundër kryedemokratit dhe mediave pranë tij të cilët kanë sulmuar mjekët shqiptar që kanë shkuar në itali për të ndihmuar atje në luftën kundër koronavirusit. Me anë të një postimi në Facebook, kreu i PAA shkruan se e vlerëson aktin e kryeministrit dhe se përpjekjet për të gjetur cene në këtë ekip nuk I shërbejnë askujt por dëmton këtë skuadër dhe Shqipërinë. Në fund të postimit të tij Duka ka edhe një thirrje në lidhje me misionin e mjekëve shqiptar në Itali. “Më lejoni që këta 30 njerëz, të cilët po vënë në rrezik jetën e tyre, të më përfaqësojnë edhe mua, të të përfaqësojnë edhe ty, të përfaqësojnë të gjithë Shqipërinë.”-shkruan ai.

Postimi i plotë: Lajmi për 30 mjekët dhe infermierët që shkuan të ndihmojnë në zonat e prekura nga COVID 19 në Itali, më gëzoi shumë. Më bëri të ndihem mirë dhe krenar, madje do të kisha dëshirë të isha njëri prej tyre. Nuk e them këtë pasi e di që nuk mund të kem asnjë dobi në atë ekip, apo sepse e di që nuk rrezikoj, por sepse e dua popullin italian dhe jam gati të perballem me kësi sakrificash, ashtu si për popullin tim.

Përgëzoj për këtë akt Kryeministrin Rama. Por do të uroja që ky gjest të mos zventiet nga propaganda, e cila mbart rrezikun që këtij solidariteti dhe bujarisë së këtyre njerëzve, t’i mbivendoset zhurma për kapjen e meritave, që askush nuk mohon. Po ashtu më duhet të theksoj se përpjekjet për të gjetur cene në këtë ekip, nuk i shërben askujt. Madje dëmton këtë skuadër por edhe ne në sytë e një bote deri tani përgëzuese ndaj nesh.

Thirrja ime është: Më lejoni që këta 30 njerëz, të cilët po vënë në rrezik jetën e tyre, të më përfaqësojnë edhe mua, të të përfaqësojnë edhe ty, të përfaqësojnë të gjithë Shqipërinë.

Na lejoni që edhe ne të jemi krenarë, na lejoni edhe ne që e duam popullin italian njësoj si Kryeministri dhe më shumë se ata që në këtë moment po hedhin baltë mbi traditën e popullit tonë.

Miku i mirë në ditë të vështirë.

Faleminderit!

Lexo.al/