Presidenti amerikan donald Trump e ka cilësuar italinë si aleatin më të vjetër dhe më të afërt të SHBA-ve, duke urdhëruar dërgimin e nduhmave në këtë shtet.
Trump urdhëroi agjencitë qeveritare amerikane të thesarit, mbrojtjes, tregtisë, shëndetësisë dhe sigurisë kombëtare për të filluar dërgimin e ndihmave.
“Italia, një nga aleatët tanë më të afërt dhe më të vjetër, është shkatërruar nga pandemia e Covid 19, e cila tashmë i ka marrë jetën rreth 19 mijë njerëzve, e çoi në kolaps sistemin shëndetësorë dhe ekonominë po e kërcënon me recesion. Edhe pse përgjegjësia parësore e qeverisë së Shteteve të Bashkuara është ndaj popullit amerikan, nga sot ne do dërgojmë te miku ynë shumë ndihma”, tha Trump.
Presidenti i kërkon Sekretarit të Shtetit Pompeo dhe Usaid-it që të identifikojnë organizatat ndërkombëtare shoqërore dhe fetare të cilat mund të mbështesin Italinë në luftën kundër epidemisë.
Gjithashtu edhe ushtria amerikane do të ofrojë shërbime të telemjekësisë në spitalet me rajonet më të prekura nga koronavirusi në Itali.
Mbështetje do të ketë edhe për biznesin dhe rimëkëmbjen e ekonomisë italiane.